Premtimi: Shtet, punë, mirëqenie. Përfundimi: Rend(i krimit) dhe fukarallëk
Media të ndryshme, por edhe zëra publikë e politikë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, kanë nisur një sulm ndaj programit të prezantuar nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Argumenti kryesor i kësaj linje është se programi në fjalë është i pamundur veçse me falimentin e shtetit. Se ai ka objektiva socialë që tejkalojnë mundësitë e ekonomisë sonë dhe se me sistemin e ri të taksimit, rikthen varfërinë në këtë vend. Mjafton vetë sulmi i orkestruar dhe analiza që u bëhet zërave të programit të PD-së për të kuptuar se përfaqësuesit e PS-së mendojnë se Lulzim Basha do ta realizojë programin dhe se në këtë kontekst ngrihet edhe shqetësimi se ai do ta çojë në theqafje mëmëdhenë.
Kjo qasje "injoron" një të vërtetë të konfirmuar vazhdimisht: programet nuk zbatohen ashtu siç publikohen, por modifikohen rrugës. Kush vallë beson sot se Partia Socialiste zbatoi pikë për pikë programin që i prezantoi shqiptarëve në vitin 2013? Dhe nëse e ka zbatuar, kush beson se ai program ishte me të vërtetë i suksesshëm për të sjellë atë që u premtua? Edhe sikur t’i zbresim arritjeve të pretenduara dëmet e tërmetit dhe pandemisë? Kush nuk e kupton se stabiliteti social në këtë vend nuk u ruajt nga politikat e mençura të qeverisë, por më tepër nga emigrimi dhe kanabizimi?
Në këtë kuadër ta sulmosh një program me këtë sens nuk sjell gjë. Nëse programi i PD-së po sulmohet nga pozita e administratorit që e kupton se ato që premtohen është vështirë të zbatohen, atëherë, Lulzim Basha nuk po bën asgjë më keq sesa Edi Rama. Në vitin 2013, kur po njoftonte dorëheqjen e tij, ish-kryeministri Sali Berisha do të deklaronte ndër të tjera se:
Unë nuk mund të bëja premtimet që bëri Edi Rama, sepse ato nuk janë të besueshme dhe reale
Në të vërtetë Berisha që kishte 8 vjet në krye të Ekzekutivit kishte sensin e realizmit për atë që mund të thuhet dhe jo. Opozita në përgjithësi e ka më të lehtë të manvorojë me ato që premton. Vetëm 4 vjet më pas, Edi Rama, që premtonte lugën e floririt, do të pranonte se premtimet e fushatës indeksohen me ulje në qeverisje. Ai arriti deri aty saqë edhe premtimin për uljen e TVSH-së për mallrat e shportës apo energjinë elektrike, ta quante “projeksion”, ndërkohë që ai është thjesht dhe vetëm një vendim që e merr qeveria.
Projeksion është rritja ekonomike sepse ajo është pamatshme ekzaktësisht. Por edhe te kjo e fundit mes dy krahëve ka dallim: qeveria e z. Rama pretendon se do arrinte rritje ekonomike prej 5% në këtë fund mandati. Por siç e dimë, rritja është rishikuar disa herë dhe nevoja për ta mbajtur atë zyrtarisht në shifrat e premtuara, mund të shpjegojë deri diku edhe nisma të diskutueshme si amnisita fiskale. Z. Rama me politikat e veta, paaftësinë dhe korrupsionin olimpik të administratës ka prodhuar kosto shtesë në biznes dhe tregun e punës, në përballimin e jetesës, duke ulur vazhdimisht kërkesën konsumatore dhe investimet e brendshme. Që janë tregues rritjeje. Bumi i ndërtimit nuk shpjegohet në asnjë mënyrë me rritjen dhe dinamikën e tregut, përkundrazi ai po deformon edhe atë treg që është duke mbivendosur nisma dhe para që nuk u dihet origjina në një ekonomi që lufton për mbijetesë.
Në këtë kuptim rritja ekonomike e z. Rama është statistikore, me manovra të kësaj natyre, ndërkohë që rritja ekonomike nën drejtimin e z. Berisha ishte reale edhe pse me shumë probleme serioze në perspektivën e menaxhimit. Sikundër ishte edhe kriza që e pasoi. Borxhi, element ky që ushqente opozitarizmin ekonomik të z. Rama, ka kaluar çdo parashikim, ndërkohë që i ashtuquajturi ristrukturim ekonomik as që ndodhi.
Cili është atëherë gabimi i z. Basha? Gabimi është se propozime të tilla zhvendosin vëmendjen drejt xhepit të qytetarit, qofshin këto edhe të pavërteta plotësisht. Është pikërisht ajo që qeveria e socialistllarëve nuk merakoset kurrë sepse e ka pseudo-etatizmin e vet mburojën perfekte për të ushtruar predikimet e rreme “Shtet, punë, mirëqenie” në zbatim të filozofisë së pandryshuar të tyre: Rend dhe fukarallëk!*
s.zaimi
Comments
Po pse duhet Luli...le te
Po pse duhet Luli...le te vije prape Sala dhe u zgjidh kjo pune....
Hahaha!
E di qe ti shoko e ke mire, biles akoma me mire le te vije vete shoku Enver, se ai e zgjidh edhe me mire kete pune dhe nuk duhet asnje nga keta tyçat e sotem, perfshire edhe Edvinin, apo jo?
E mire e ke po enverin nuk e
E mire e ke po enverin nuk e sjellim dot. Thjesht ceshtje teknike.
Sa per saliun edhe behet mgjse ehste bere komplet idiot e ka shkare, tekstualisht. Kjo mosha dixhitale e kapi ne dekompozim e siper s'ka faj.
Ehehe
Jo jo, do te sjellim Fanin qe te bej revolucionin e tetorit edhe nje here.
Hahaha!
E di ti qe megjithese torollak nuk te shkoi mendja keq.
Add new comment