Pasaporta e pafytyrësisë, nr. 03, është pa afat në këtë vend(video)

Postuar në 15 Janar, 2021 14:11

Kryeministri Edi Rama ka folur dje në “Open”(video) edhe për një temë për të cilën përpiqet të fjalë me darka iftari, citate kuranore apo parada simbolike. Ai ka mbrojtur partneritetin elektoral me presidentin truk, Erdogan, duke dalë si një europian kozmopolit që jep leksione mbi xhamitë. Z. Rama ka sqaruar pozicionin e tij sipas të cilit restaurimet e xhamive nga Turqia janë restaurim i trashëgimisë kulturore shqiptare. Cili shtet e bën këtë gjë? Ne e dimë dhe e kemi lexuar se restaurime të tilla nga Turqia deklarohen si konservim i trashëgimisë otomane në Ballkan.

Ndoshta z. Rama nuk e di këtë gjë, por evolucioni i tij për këtë temë është një variabël i një jovertebrori politik që për karrigen duket se bën çdo gjë. Ai ka bërë edhe një deklaratë tepër krenare kur ka thënë se nuk i do votat e atyre që mendojnë se ndërtimi i xhamive prish punë në Shqipëri. Mirëpo krenaria dhe dinjiteti stonojnë në portertin e këtij individi që është fatkeqësi për këtë vend. Arroganca i rri mirë, madje i jep identitetin real, sepse arroganca e tij vjen nga frika. Frika e madhe ndaj çdo gjëje.

Mjafton kjo foto e para disa viteve për ta kuptuar se kush është ai që sot jep leksione paqëtimi dhe tolerance.

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Edi Rama ka folur qarte packa se Gjekmarkaj is islamofob dhe turkofob qe eshte ka alergji nga xhamite dhe gjithshka qe lidhet me Islamin dhe Turqine.
Ai eshte nje gare me cetniket se kush e cili I urren me shume turq e muslimane.
Trashegimia e arkitektures osmane ka bere qe dy qytete tona te jene pasuri kulturore e UNESCO. Po te shohesh uren e Mostarit ne Bosnje, vizitat e turisteve arrijne ne miliona nje vit vetem per te pare ate. Ne Shqiperi kemi me dhjetera ura te arkitektures Osmane dhe mbi te gjitha uren e Kurt Pashes nje Berat qe nuk is dime vlerat.
Turistet kur vine ata duan te shohin dicka ndryshe qe nuk e kane me atdheun e tyre, sic bejne ne Sarajeve e ish Jugosllavi me vizitat ne “stari Grad “. Po ashtu kemi edhe trashegimine Bizantine, ku manastiret dhe kishat jane nje vlere e cmuar.
Ne duhet te jemi krenar qe jemi trashgues dhe pasardhes te ketyre dy Perandorive te medha qe arkitektura e tyre qendron edhe sot. Duan apo nuk duan Gjeket e Mirdites apo te Dukagjinit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.