Hapja e Varoshës, BE drejt sanksioneve ndaj Turqisë
Parlamenti Europian ka adoptuar dje një amendament që hap rrugën për vendosjen e sanksioneve ndaj Turqisë për shkak të hapjes prej kësaj të fundit të Varoshës, qytetit bregdetar të Qipros. Amendamenti i depozituar nga Partia Popullore Europiane përcakton se:
Këshilli i Europës duhet të ruajë pozicionin e tij të unifikuar vis-à-vis me veprimet ilegale dhe të njënashme të Turqisë, të ndërmarrë veprime dhe të vendosë sanksione ndaj Turqisë
Bashkimi Europian ka dënuar Turqinë për rihapjen e qytetit ku pak ditë më parë ishte edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Varosha u braktis nga qipriotët grekë në vitin 1974 pas pushtimit të ishullit nga Turqia. Unioni e ka cilësuar aktin në fjalë si një politikë të faktit të kryer që minon frymën e dialogut dhe diplomacinë e investuar për nisjen e bisedimeve dypalëshë që synojnë federimin e qipriotëve.
Add new comment