Masterplani i Boerit: Bregu i Lumit, smart city. 29 ha tokë publike i dedikohen urbanizimit
Studioja e arkitektit italian Stefano Boeri njofton se ka përfunduar projektin e Bregut të Lumit(Tirana Riverside) që quhet madje Masterplan.
Projekti në fjalë u paralajmërua dy vjet më parë nga kryebashkiaku Erion Veliaj gjatë përurimit të bulevardit të ri të Tiranës. Emri i arkitektit i njëjti: Stefano Boeri.
Plani është shumë ambicioz dhe nuk dihet mbi cila studime ngrihet pasi bëhet fjalë për një zonë prej 29 hektarësh tokë publike ku parashikohet strehimi i 12 mijë banorëve dhe ku do të aplikohet parimi i smart city me zero emetim gazrash.
Partneri shqiptar është SON-Group ku figuron emri i arkitektt Ilir Bejleri dhe pretendimet e Boerit janë thuajs fisnike.
Tirana Bregu i Lumit nga lart i ngjan një parku të dedikuar komunitetit dhe i projektuar për të ruajtur një ekosistem të aftë për të rritur biodiversitetin në mjedisin urban, duke u bërë strehë dhe habitat biologjik për speciet joshtëpiake, duke promovuar krijimin e mikroklimave të dobishme për mirëqenien qytetare
thuhet në njoftim.
Masterplani i hap rrugën ndërtimeve masive në një tokë publike që nuk dihet si do të transferohet për urbanizim, ndërkohë që pyetja tjetër është: kush do të blejë?
Ironike është edhe theksimi i vlerave të natyrës, kur projekti vetë shkel me të dyja këmbët në një truall arë që dënohet kështu me vdekje.
Add new comment