Arrestohet nën akuzën e vrasjes
Pas tri ditëve protesta në Mineapolis, është ekzekutuar arrestimi i policit Derek Chauvin, personi që shfaqet në videoja dramatike që provokoi vdekjen e afroamerikanit, George Floyd.
Chauvin mbante një këmbë në qafën e Floyd gjatë procedurës së ndalimit të tij, ndonëse ai po lutej se nuk po merrte frymë, çka çoi edhe në vdekjen e mëvonshme. Një video që vështirë të harrohet nga kushdo që e ka parë dhe që nuk mund të justifikohet me detyrën dhe protokollin.
Chauvin akuzohet për vrasje të shkallës së tretë ndërkohë që hetimi për policët e tjerë vazhdon. Familjarët e Floyd kanë kërkuar akuzën e vrasjes së shkallës së parë si dhe arrestimin e policëve të tjerë.
Çështja ka marrë vëmendje ndërkombëtare dhe pak pas procedurave të arrestimit, Prokurori i Përgjithshëm William Barr ka njoftuar se për të po heton FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë për të verifikuar nëse janë shkelur të drejtët civile.
Guvernatori i Minesotës Tim Walz ka deklaruar se arrestimi i Chauvin është një hap para për drejtësinë, por ka pranuar se ky akt:
Nuk i ndryshon problemet sistemike dhe pabarazitë e vazhdueshme që çuan në këtë vdekje apo dhimbjen me të cilën komunitetet tona jetojnë çdo ditë
Për vdekjen e Floyd ka patur protesta edhe në New York, Los Angeles, Chicago, Denver, Pheonix dhe Memphis.
Kjo nuk duhet të ishte normale në Amerikën e vitit 2020
citohet ish-presidenti Barack Obama.
Add new comment