Nëse pandemia vazhdon edhe vitin tjetër, Lojërat Olimpike të Tokios do të anullohen
Lojërat Olimpike të Tokios, parashikuar për vitin aktual mund të anullohen. Aktualisht për shkak të pandemisë së koronavirusit, lojërat u shtynë për në korrik të vitit 2021, por sipas presidentit të Komitetit Organizator, Yoshiro Mori, nëse pandemia nuk vihet në kontroll deri në atë moment, atëherë lojërat do të anullohen.
Në atë rast, do të anullohen
tha ai.
Ky është një paralajmërim me pasoja pasi me Lojërat lidhet një zinxhir i tërë interesash. Zëdhënësi i Komitetit, Masa Takya ka reaguar me takt duke thënë se “këto janë mendimet e kryetarit”, çka lë të kuptohet se Mori ka shprehur një opinion që nuk është ende vendim. Ndërkohë mendimin e tij duket se e ndan nga një pikëpamje edhe Bashkimi Mjekësor Japonez që ka paralajmëruar se do të jetë “shumë e vështirë për të zhvilluar lojërat”.
Për të qenë i sinqertë me ju nuk mendoj se Lojërat Olimpike mund të mbahen vitin tjetër
citohet Kentaro Iwata, një profesor i sëmundjeve infektive në Universitetin Kobe. Sipas tij Japonia mund të jetë në gjendje ta kontrollojë sëmundjen vetëm verën e ardhshme.
Add new comment