Daimler shkurton 15 000 vende pune
Prodhuesi gjerman i makinave luksoze, Daimler ka njoftuar shkurtimin e 15 mijë vendeve të punës. Lajmin e raporton gazeta “Handelsblatt” që citon burime të kompanisë.
Njoftimi pason një tjetër paralajmërim të muajit nëntor kur u bë e ditur se Daimler do të shkurtonte 10 000 vende punë dhe reduktonte kostot e stafit me rreth 1.4 miliardë euro deri në fund të vitit 2020.
Më tej akoma, Daimler parashikon ristrukturim të investimeve duke hequr dorë nga ato bizense që nuk përbëjnë bazën e prodhimit të vet.
Add new comment