Kryeministrit nuk i mjafton Ligji: Shpifësit janë Qafirë!!!

Postuar në 28 Dhjetor, 2019 12:46

Kush beson nuk shpif, nuk mallkon dhe nuk flet shëmtuar apo si të ishte budalla”, citoi Rama fjalët e Profetit Muhamet (paqja mbi të)

 

Kjo është fjala e çmuar që përzgjedh sot kryeministri Edi Rama për të pagëzuar mëngjesin propagandistik të radhës. Ne nuk e dimë se çfarë beson ky njeri, nëse beson apo jo, shkon në kishë, xhami, apo teqe, apo nëse frekuenton ritual spirtiuale gjatë ditëve të gjata në zyrë. Ne dimë që z. Rama pikturon gjatë punës dhe e ka kthyer pikturën e improvizuar mbi fletë pune në biznes.

Mund të ketë shumë fjalë të çmuara siç i quan kryeministri që mund të përdoren për të manipuluar opinionin. Mund të ketë shumë të tjera që të bëjnë të dukesh mirë para komunitetit të besimtarëve myslimanë, por ky zotëri nuk duhet të harrojë se është kryeministri I të gjithëve. Etika në komunikim dhe sjellja e mirë nuk kushtëzohen me besimin fetar. 

Ka shumë jobesimtarë, ateistë që nuk shpifin, nuk përflasin dhe madje kanë edukatën maksimale dhe ndjeshmërinë personale që të mos e hapin kurrë televizionin dhe i shmangen çdo raporti audio me fjalët e njerëzve si puna e këtij Edi Ramës. Por mosbesimi nuk i bën qafirë siç mendon me nder nesh ky kryeministër që provon se është gabim në atë karrige ku i ngeci Shqipërisë. Dhe as shpifësit nuk janë Qafirë, sidomos për një kryeministër dhe veçanërisht kur i ka bërë tanimë subjekte të ligjeve të posaçme. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.