Bashkia e Tiranës vendos që festimet e 75-vjetorit të Çlirimit të bëhen më 20 shkurt 2020
Bashkia e Tiranës vendos festimin e 75 – vjetorit të Çlirimit për më 20 shkurt të vitit 2020. Këshilli ka rënë dakord me propozimin e kryetarit Erion Veliaj që ka argumentuar se tërmeti i 26 nëntorit prishi atmosferën festive të parashikuar, por nuk mund të cenojë detyrimin tonë për të kujtuar të rënët për liri.
Burimet i thanë redaksisë së “Të Kripura” se Veliaj ka shtuar se Bashkia e Tiranës ka tashmë një përvojë të mirë në këtë drejtim, pasi edhe Ditën e Verës e shtyu për shkak të shiut, i cili ra vetëm për Delina Ficon. Burimet shtojnë se z. Veliaj ka ironizuar duke u shprehur se tërmetin nuk e vë njeri në dyshim.
E pasqaruar mbetet megjithatë përzgjedhja e datës 20 shkurt që nga PD-ja konsiderohet si datë e rënies së Komunizmit sepse përkon me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës në Tiranë.
Add new comment