Rast i rrallë, kryeministri e lexon historinë e shqiptarëve në partneritet me ShBA-BE

Postuar në 21 Dhjetor, 2019 16:58

Kryeministrit Edi Rama i është prishur festa e minishengenit dhe padurimit për miqësi me Serbinë. Pas takimit me kreun serb Vuçiç dhe atë maqedonas, Zaev, është pyetur nga gazetarët. Një nga pyetjet e bëra ka qenë se Vuçiç dhe Serbia nuk njohin krimet dhe genocidin në Kosovë ndaj kjo mund të shpjegojë mungesën e Kosovës në takim, por nuk shpjegon qëndrimin e Shqipërisë. 

Sigurisht që pyetja është me tendencë, por është pyetje që qëndron. Kryeministri që shitet si babai i publicistikës, mendimit politik, si intelektual etj., nuk ka ditur të përgjigjet dhe për këtë shkak i ka dhënë kohë vetes me grimasa, tallje gjestikulative dhe fyerje ndaj gazetares që bëri pyetjen. 

Përgjigja: ShBA dhe BE që mbështesin minishengenin nuk e kanë harruar të shkuarën dhe krimet e Serbisë, por ato ecin përpara dhe shohin nga e ardhmja. 

Dakord. Edhe politika duhet të shohë nga e ardhmja. Dhe për të ardhmen duhen miqtë dhe aleatët. Për të shkuarën dhe historinë nuk na duhet ndonjë aleat, as ortak se ato i interpretojmë dhe komentojmë vetë. Ky është një politikan që kërkon aleatë, madje pedagogji të posaçme euroatlantike për të lexuar historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Këtë po na thotë ndoshta edhe i kapur ngushtë, por kjo është një përgjigje që e vendos këtë zotëri në pozita qesharake. 

Dhe ky na qenka intelektuali dhe artisti Edi Rama, kaq i veçantë!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.