Torba plot e KPK-së

Postuar në 24 Nëntor, 2019 15:57

Tirananews.al publikonte dje një tabelë të sigurimit të shëndetit për anëtarët e Komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në dokumentet e publikuara vihet në dukje mbulimi me sigurim jete në masën 100% për komisionerët për shërbime që do të kryhen jashtë dhe zona e mbulimit është në mbarë botën apo në Europë për disa shërbime.

Oferta mbulon edhe kujdes për shikimin, dhëmbët dhe kujdesin ortopedik.

Nuk është e qartë se nga cilat kërkesa buron kjo përkujdesje, por ngjan se shërbime të tilla mbi fatura të ekzagjeruara po prodhojnë një realitet të pajustifikuar.

Komisionri ka prodhuar akte problematike që janë rrëzuar në KPA, ndonëse një gjë e tillë është normale në një proces pune. Por aktet janë të tilla që në fakt kanë cenuar integritetin e procesit të vettingut i parë si lentja rigoroze që do pastronte Shqipërinë, ndërkohë që mesa duket po pasuron disa shqiptarë.

Mund të kuptohej ky trajtim për SPAK apo Byronë Kombëtare të Hetimit që kanë përgjegjësi në terren, por për KPK-në ky lloj dallimi nga çdo buxhetor është i pakuptueshëm. Në fund drejtësia nga e drejta ndahen nga humnera që prodhon diskrecioni I korrupsionit dhe të korruptuarve për t’i lënë qytetarit faturën e padrejtësisë. Një vinjetë e Giannellit na kujton se çfarë ndodh pas drejtësisë që propagandohet me zhurmë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.