Biblioteka Ambrosiana njofton dixhitalizimin e 36 mijë dorëshkrimeve

Postuar në 08 Nëntor, 2019 13:17

Biblioteka Ambrosiana në Milano ka njoftuar nisjen e procesit të dixhitalizimit. E konsideruar si një ndër entet me pasurinë librare nga më të çmuarat në botë, Biblioteka u krijua nga kardinali Borromeo 400 vjet më parë. Kodikë arabë, hebraikë, latinë, grekë, italianë, siriakë, armenë dhe persianë janë pjesë e pasurisë së saj nga të cilët do të dixhitalizohen 36 mijë njësi në dorëshkrim.

Lajmin e ka dhënë drejtori Federico Gallo që ka sqaruar se projekti kompleks i dixhitalizimit do të realizohet në bashkëpunim me Universitetin Katolik të Sacro Cuore në Milano dhe Universitetin e Notre Dame të South Bend në Indiana, SHBA. Deri në këtë moment janë dixhitalizuar 341 dorëshkrime që mund të konsultohen online falas.

Në kuadër të ceremonisë së zhvilluar me këtë rast janë ekspozuar materiale unike si p.sh Iliada Ambrosiane, një kopje shumë e veçantë dhe e çmuar e Luftës Galike dhe Luftës Civile të Cezarit, e dekoruar, një Simpozium i mjekëve arabë e vitit 1200, Jeta e Peshkopëve të Milanos, Miscellanea astronomica në greqisht etj..

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.