Bashkia dhe qeveria në rolin e "Maliqit", rrëzohen për Kopshtin Botanik
Përplasja e parë në Gjykatën Administrative për çështjen e Kopshtit Botanik i dha të drejtë Universitetit të Tiranës që pretendon se VKM-ja e qeverisë që trasferon Botanikun nën administrimin e Bashkisë së Tiranës është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin e Lartë dhe cënon autonominë e univesitetit
Avokatura e Shtetit dhe përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit pretenduan se çështja ishte administrative dhe se padia e firmosur nga rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni nuk ishte legjitime.
Sipas BIRN, përfaqësuesit e qeverisë dhe bashkisë vunë theksin se ndryshimi i pronësisë nuk prekte funksionet e Kopshtit Botanik, pra për rrjedhojë nuk cënonte karakterin akademik. Megjithatë, ata nuk ishin në gjendje të shpjegonin pas një sërë pyetjesh se pse ndërsa rektori legjitimohej si përfaqësues i UT në nënshkrimin e marrëveshjeve me bashkinë për përdorimin e kopshtit, por sipas tij nuk legjitimohej si përfaqësues i UT për këtë çështje në gjykatë.
Gjyqtarja vuri në dukje përmes pyetjeve se VKM-ja, derisa u kërkonte palëve të lidhin marrëveshje për përdorimit e kopshtit, prekte funksionet e tij “edukative dhe shkencore”, përkundër pretendimit të përfaqësuesve të qeverisë se padia ishte ngritur vetëm për një pjesë të VKM (trasferimin e pronësisë).
Në fund, gjyqtarja njoftoi se padia konsiderohej formalisht e ligjshme. Nëse pranohej pretendimi i qeverisë dhe bashkisë, padia do të rrëzohej formalisht gjë që do të bllokonte përpjekjet ligjore të UT për të kthyer pas trasferimin e pronësisë. Ndërkohë, sa i përket ankimit të dytë për kompetencën lëndore ajo bëri me dije se vendimi do merrej nga një trupë gjykese me pesë anëtarë.
Comments
Tani boshti botanik i perket
Tani boshti botanik i perket ose Universitetit, ose bashkise se Tiranes, ose (me vone) hotelit Shilton aty prane UT. Populli, mileti, vetem pret, shikon e degjon se kujt do ti perkasi ky kompleks (i degraduar) botanik, dikur i ngrejtur nga shteti shqiptar per kultivimin e sa me shume luleve dhe bimeve te ndryshme, nje kopesht per ta vizituar, per tu relaksuar, per tu kenaqur dhe per te mesuar populli mbare dhe nxenesit me pare. Tani nuk ka me fonde as njerez qe te kujdesen per 'te, ndaj ky kopesht esht vene de facto ne ankand per tu perdorur per ndertime banesash, pra per te fituar para, dhe ndaj mbetet statusi juridik per tu percaktuar! Po populli, do te pyese dikush! Populli gjindet per momentin jashte shtetit, ne Shqiperi ndodhen vetem disa biznesmene, por qe dhe keta ne vitet dhe dekadat e ardhme do te largohen. Shqiperia u eshte lene dhe do tu lihet te huajve.
Add new comment