RTSH: Në Tiranën e Veliajt vijnë turistë trima
Teksti që vijon më poshtë është i një lajmi që Televizioni Publik Shqiptar ka transmetuar në Revistën Televizive për turizmin në Tiranë:
Në Tiranë, turistët që nuk tremben!
Tirana në fundjavë edhe pse më bosh, sa prej fundjavës, sa prej verës e vapës që i shton arratitë e banorëve të saj larg rrëmujës e rrëmetit, drejt detit apo malit, ata që i shtohen janë kalimtarët e përkohshëm, turistët. Edhe pse sipas agjencive turistike, por edhe në dukje më të mpakur këtë vit se vitet e tjera për shkak të ndikimit të situatës politike, ata që nuk tremben i gjen përsëri. Qoftë në udhëtime individuale, çifte, grupe të vogla apo grupe të mëdha. Kanë dëgjuar edhe ata për manifestime, bomba moltov, djegie, por s’kanë dashur t’ia dinë o sepse e kanë parë edhe më parë Shqipërinë, Tiranën, o sepse kanë parë lloj-lloj përvojash në botë dhe e dinë se një protestë nuk shtrihet në gjithë territorin. Dhe janë sot në Tiranë të qetë e të kënaqur që po e vizitojnë.
Shëtisin rrugët e bukura të qytetit edhe në kulm të vapës, bëjnë foto,vizitojnë muzeume, blejnë antikuare nëpër dyqane, hanë një drekë të mirë apo dëgjojnë edhe muzikë tradicionale shqiptare në rrugë a sheshe.
https://www.rtsh.al/lajme/ne-tirane-turistet-qe-nuk-tremben/
Comments
Trapin beni mire qe lepini
Trapin beni mire qe lepini bythen e mut veliajt dhe te rames jeni kthyer ne dyqan vidiosh te porositura turp TV kombetar.
R.T.SH. ALBANIA.
Trapin beni mire qe lepini bythen e mut veliajt dhe te rames jeni kthyer ne dyqan vidiosh te porositura turp TV kombetar.
Add new comment