Sakrifikohet Zaev, Thaçi: Më kërkoi falje dhe më tha se për ndarjen e Kosovës u kishte besuar thashethemeve

Postuar në 11 Korrik, 2019 15:00

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut pranoi dy ditë më parë se kishte rënë pre e një mashtrimi kur duke folur me dy humorist rusë mendonte se po fliste me presidentin ukrainas Petro Poroshenko. Ai ka pranuar se biseda e kryer mes tij dhe humoristëve është e vërtetë, pra se Zaev kur pohon se ka një plan për ndarjen e Kosovës, konkretisht dhënien e 10 komunave të Kosovës Serbisë, është i vërtetë sepse mendon se po flet me Poroshenkon.

Por siç e dimë, Ballkani është fuçi baruti, i cili duket se është lagur dhe tashmë prodhon vetëm shpërthim fjalësh dhe skeçesh që luhen në format qeveritar. I pyetur për këtë çështje, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, që në bisedën telefonike rezulton si protagonist I ndarjes së Kosovës sipas Zaev, thotë se kryeministri maqedonas e ka telefonuar dhe i ka kërkuar falje. Madje sipas Thaçit, Zaev ka pranuar se ato që ka thënë janë thashetheme:

Unë mbrëmë kam zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Zaev. Ai më ka thirrur si president i republikës së Kosovës, për t’u sqaruar në atë ai çka ai ka biseduar me njerëzit që e kanë thirrur. Më ka thënë shumë qartë se ka qenë një rrethanë në të cilën ka ra pre e mashtrimit dhe gjitha çka ka folur për gjoja për komunat e Kosovës që do t’i jepen Serbisë, i ka folur duke u bazuar në thashetheme dhe në dizinformata, apo të dhënat, apo lansimet e gazetës Sputnik, apo thashethemet ruse. Më ka kërkuar flaje mua dhe Kosovës dhe më ka potencuar se ato që ka folur me mashtruesit që e kanë marrë në telefon, nuk qëndrojnë dhe se nuk ka asnjë fakt, evidencë zyrtare, por i ka të dëgjuara nga thashetheme lokale dhe ndërkombëtare

Pra Zaev ka pranuar që Thaçi ta trajtojë si një karagjoz në publik për shkak të budallallëkut që bëri kur ra pre e dy humoristëve. Sakrificë për stabilitetin në Ballkan?  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.