A mund të luajë më Europa rol thelbësor në Ballkan?
Në Europë ekzistojnë ende diplomatë dhe politologë që besojnë në një rol thelbësor të Bashkimit Europian në rajonin e Ballkanit. Në një opinion të publikuar në Politico, kryetari i Konferencës së Mynihut, diplomati i njohur Ëolfgang Ischinger sugjeron angazhimin e BE-së në marrëdhiënet Serbi-Kosovë, duke propozuar sërish atë që nuk ka funksionuar deri më tani. Kosova të tërheqë tarifat, kurse Serbia të ndalojë fushatën e tërheqjes së njohjeve të Kosovës.
Përtej marrëveshjes së vështirë Kosovë-Serbi, BE-ja ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në promovimin e zhvillimit ekonomik në rajon. Ky projekt nuk është për bamirësi por për promovimin e interesave europiane, p.sh duke përfunduar projektet infrastrukturore në Ballkanin Perëndimor që janë jetike për strategjitë e ndërlidhjes së BE-së. Në vend se të lejohen liderët lokalë të kërkojnë para në KInë për investime të tilla, BE-ja duhet të sigurojë qeveritë me fondet e nevojshme dhe të këmbëngulë që ata të ndjekin rregullat e bllokut për prokurime transparente dhe tregëti
shkruan ndër të tjera Ischinger.
Sipas diplomatit gjerman vendet e rajonit duhet të kuptojnë se bileta më e mirë për t’u afruar me BE-në është bashkëpunimi ndërkufitar, integrimi i tregjeve. Një theksim tjetër në këtë drejtim është edhe domosdoshmëria që BE-ja të investojë në sundiin e ligjit.
Qeveritë në Ballkanin Perëndimor duhet të përpiqen më shumë për të luftuar me efikasitet kapjen e shtetit dhe kleptokracinë…Për të patur një stabilitet afatgjatë të vërtetë, rajoni ka nevojë për një shoqëri civile të fortë që mund të mund të kontrollojë ata që janë në pushtet. BE-ja ka një maket për të ta bërë këtë gjë realitet…strategjia e Komisionit Europian për zgjerimin e vitit 2018…
Është për të ardhur keq që BE-ja vendosi sërish të shtynte hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pavarësisht premtimeve e mëhershme të qeverive dhe rekomandimet e KE-së. Nëse BE-ja nuk ofron një shteg të besueshëm për pranimin, do të humbasë çdo kredibilitet në rajon. Kushtet sigurisht duhet të jenë strikte. Por ato duhet edhe të jenë të ndershme. Kur vendet përmbushin kriteret e vendosura, ato nuk duhet të frenohen nga konsiderimet e politikave të brendshme të vendeve anëtare. Për të dëshmuar vullnetin e mirë, BE-ja duhet të paktën të angazhohet pa vonesë për liberalizimin e vizave me Kosovën. Franca dhe Gjermania e dinë shumë mirë se ato nuk mund të shpresojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë pa ofruar gjithashtu në rajon shansin e hapjes së negociatave për anëtarësim
përfundon opinionin diplomati i njohur.
Është një kritikë për BE-në, por edhe për vetë Europën e cila ndodhet në udhëkryq dhe nuk po arrin dot të shohë se pavendosmëria është dëmi më i madh që mund t’i bëhet vetë asaj, ndërkohë që analizat aktualisht po karakterizohen nga një orientim kritik ndaj Bllokut më shumë sesa dështimit të qeverive në Ballkan.
Add new comment