Demokracia në veprim
Qytetarët shqiptarë janë ftuar sot të votojnë për zgjedhjet vendore, të parat zgjedhje në historinë prej 3 dekadash të Shqiperisë post – komuniste në të cilat opozita nuk merr pjesë. Qendrat e votimit janë hapur në të gjithë vendin, prej orës 7 të mëngjesit. Raportohet se vetëm në Shkodër nuk janë hapur 8 qendra.
Të drejtën e votës e kanë 3 milion e 536 mijë shtetas, për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive. 132 mijë e 788 qytetare votojnë për herë të parë. 51% e votuesve janë meshkuj dhe 49% votuese femra. Ne 35 bashki garon vetëm një kandidat. Në 25 të tjera, kandidatët e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj kanë përballë kandidatët e Bindjes Demokratike. Policia ka marrë në ruajtje 5417 qendra votimi në 90 KZAZ.
Add new comment