Zyrtare/Parlamenti ka 122 deputetë nga 140 që parashikon Kushtetuta
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje Presidentit të Republikës për kërkesën e tij për numrin e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas shkresës zyrtare, Kuvendi i Shqipërisë ka 122 deputetë. Kjo është zyrtare si shifër dhe është komunikuar për institucionin e Presidentit ndaj të cilit ku Parlament ka miratuar një rezolutë dhe ka nisur procedurat e shkarkimit.
Çfarë do të thotë kjo shkresë? Do të thotë se Kuvendi aktualisht është jashtë përkufizimit kushtetues që parashikon 140 deputetë në Parlament. A e vendos kjo Parlamentin në kushte delegjitimiteti për vendimet që merr? Kjo është një pyetje që kërkon përgjigje të kualifikuar por në parim legjitimiteti është cenuar. Dhe me të edhe legjitimiteti i veprimeve dhe vendimeve. Duhet thënë se janë zona të tëra të papërfaqësuara ndonëse kanë votuar në vitin 2013.
Add new comment