Socialistët e KQZ-së nuk njohin dekretin e Presidentit. Kryeministri nuk dëgjon as juristët e vet
Të gjithë juristët e njohur të vendit kanë komentuar së fundmi se dekreti i presidentit mund të gjykohet për vlefshmërinë e tij vetëm nga gjykata.
Edi Rama ka vepruar ndryshe. Ai ka autorizuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të shpallë pavlefshmërinë e dekretit, edhe këtu me anë të anëtarëve të zgjedhur prej partisë së vet.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri, ka braktisur mbledhjen dhe vendimin e ka marrë Denar Biba.
Është një situatë ku po dikton kokfortësia dhe me këtë të sotmen, kryeministri ka shlyer koston e vendimit të Presidentit, pasi ai nuk ka dëgjuar as jurisët e vet.
Add new comment