Parlamenti egjiptian vendos zgjatjen e mandatit të presidentit al Sisi deri në vitin 2030
Parlamenti egjiptian ka vendosur të shtyjë qeverisjen e presidentit Abdel Fattah al-Sisi deri në vitin 2030. Ky akt është shoqëruar edhe me vendimin për të amenduar Kushtetutën për t’i dhënë ushtrisë ndikim më të madh, por edhe t’i japë Sisit kontroll më të madh mbi drejtësinë.
Mediat raportojnë se amendamentet në fjalë do të kalojnë në referendum.
Lidhur me mandatin e al - Sisit amendamentet parashikojnë një mandat gjashtë vjeçar nga zgjedhja si president në vitin 2018 dhe të drejtë rizgjedhjeje për gjashtë vjet të tjera. Parlamenti egjiptian i votoi amendamentet me 531 vota pro dhe 22 kundër.
Add new comment