Arrin në 68.5 milionë numri i refugjatëve në botë
Komisari i Lartë për refugjatët në Organziatën e Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi ka kërkuar reagim efektiv për zbatimin e Paktit Global për refugjatët. Në botë aktualisht janë 68.5 milionë refugjatë dhe kjo e kthen çështjen e tyre në një sfidë të vërtetë.
Kjo është krizë e nënave me fëmijë që ikin nga dhuna e bandave, e të rinjve që ikin prej luftës, e qeverive të vendeve të varfra që hapin dyert për mijëra refugjatë
citon DW, Komisarin Grandi.
Kriza e refugjatëve është në thelb krizë e varfërisë dhe sidomos pabarazisë në rritje mes vendeve. Kjo provohet nga fakti se 85% e refugjatëve vijnë nga vende të varfra, ndërkohë që janë po disa vende të varfra që janë kthyer në strehues refugjatësh. Libia, Kolumbia dhe Bangladeshi janë nyje të strehimit në miliona refugjatëve ndërkohë që një problem më vete është edhe kthimi.
6 milionë sirianë duan të kthehen në shtëpitë e tyre, por ata kanë shqetësime për çështjet e sigurisë. Vende si Turqia, Iraku, Egjipti ku ndodhen pjesa më e madhe e refugjatëve sirianë duan mbështetje. Në Mianmar duhet luftuar diskriminimi, sepse refugjatët rohingya nuk mund të kthehen nëse diskriminohen. Por refugjatët kanë të drejtë edhe të mos kthehen nëse nuk duan. Sidomos bëhet fjalë për refugjatët që jetojnë me dekada ose me breza të tërë në një vend, si për shembull ata afganë ose somalezë. Në këtë rast hyn në punë Pakti Global për refugjatët, për të vënë në përdorim burime të tjera
shkruan DW.
Add new comment