Rasti i Cambridge Analytica/Mjaftojnë 5% e përdoruesve që fantazia digjitale të kthehet në realitet
Mes njerëzve që ndikuan zhvillimet globale në vitin 2018, përveç krerëve të shteteve dhe sipërmarrësve miliarderë është 29-vjeçari, Christopher Wylie.
Ai zbuloi skandalin e Cambridge Analytica dhe ekspozoi lidhjet ndërmjet të djathtës alternative në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe agjentëve të Kremlinit.
"Para se të zbulohej gjithçka, propaganda ruse shihej në një optikë të përgjithshme dhe rregullatorët nuk mund ta kuptonin dot as"- thotë ëally.
Me humor të çuditshëm dhe aftësinë për të thjeshtuar konceptet komplekse teknologjike, ai shpjegon se si Cambridge Analytica arriti të zmadhojë historitë e komplotit dhe të ndikojë në referendumin e Brexit dhe në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve.
Lufta moderne është duke u zhvilluar në internet - prandaj ne kemi nevojë për aktorë që ta kuptojnë atë"- thotë ai me shqetësim, por mbetet optimist për të ardhmen e menaxhimit të të dhënave dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale. "Algoritmet dhe të dhënat duken shumë si një thikë - ndikimi i tyre do të varet nga ata që do ta kenë në dorë"-thekson ai.
- Z. Wylie, qëkurse keni zbuluar skandalin e Cambridge Analytica, ka pasur mijëra raporte dhe deklarata kontradiktore në lidhje me atë që ndodhi vërtet. Ju mund të na jepni versionin tuaj?
Shumë nuk e dinë se Cambridge Analytica i ka rrënjët e saj në një kompani tjetër të quajtur Grupi SCL. Është një kompani britanike e analizës së të dhënave dhe kur fillova të punoja atje në vitin 2013, Analytica nuk ekzistonte as si strukturë. Qëllimi ynë ishte të gjenim mënyra për të hartuar dhe parashikuar përhapjen e narrativave radikale islamike në internet dhe për të analizuar se si organizatat terroriste si ISIS po rekrutonin të rinjtë.
Pastaj ne krijuam mjete dixhitale që do të funksiononin si sinjale paralajmëruese në mënyrë që shërbimi ushtarak mund të ndërhynte në fushatat e radikalizmit dhe konvertimit në pjesë të ndryshme të botës. Misioni ndryshoi tërësisht kur Steve Bannon mori drejtimin. Teknologjitë që kishim zhvilluar dhe dizejnuar për të ndërhyrë me efikasitetin dhe koherencën e organizatave terroriste u përmbys plotësisht. Me disa ndryshime në algoritme, kompania u kthye kundër votuesve amerikanë dhe filloi lojën e pistë të keqinformimit.
- A mund të na shpjegoni se si dezinformimi dixhital u përkthye në pasoja të prekshme në botën reale?
Fillimisht, algoritmi ynë ndau me lehtësi pjesët e popullsisë amerikane që ishin më të prirura për teoritë e konspiracionit. Pastaj filloi një shpërthim i mesazheve dhe politikave të reklamave, të cilat më tej inkurajuan komplotin. Ne i tërhoqëm këta përdorues në forume apo grupe në Facebook ku u takuan virtualisht me njerëz të tjerë që kishin të njëjtin mendim - ose "ndanin" të njëjtat rrëfime të rreme.
Me kalimin e kohës, këto ekipe digjitale përfunduan me disa mijëra anëtarë dhe në atë fazë filluan të organizojnë ngjarje dhe diskutime në botën e vërtetë. Edhe në qoftë se vetëm 5% e përdoruesve të shfaqet në një nga këto ngjarje lokale, ajo është e mjaftueshme për të krijuar një komunitet dhe për të konfirmuar teoritë e konspiracionit. Kështu fantazia digjitale përfundoi duke u bërë një realitet. Të njëjtat teknika u përdorën nga ushtria për të krijuar trazira të paligjshme dhe një kryengritje amerikane, e cila pastaj evoloi në atë që ne tani e njohim si e djathta alternative.
- Nëse ka dikush që mund të vlerësojë ndikimin e plotë të kësaj fushate të keqinformimit, jeni padyshim ju. A mund të supozojmë se rezultatet e zgjedhjeve amerikane dhe Brexit do të ishin të ndryshme pa përfshirjen e Cambridge Analytica në proces?
- Është krejtësisht e logjikshme të bëjmë këtë arsyetim, veçanërisht nëse shohim përqindjet margjinale për fitoren përfundimtare të Donald Trump dhe Brexit. Në rastin e Brexit, ne po flasim për më pak se 2%, kur dihet që në zgjedhje mjafton vetëm një votë për të patur një fitues absolut. Duke menduar se Cambridge Analytica kishte një ndikim margjinal në efektivitetin e këtyre fushatave - edhe pse e dimë se ka prekur qindra mijëra votues - Trump dhe Brexit nuk kishin nevojë për ndonjë gjë tjetër. Është e qartë se do kishte pasur një tjetër rezultat nëse këto teknika nuk do ishin përdorur.
- Pas zbulimeve tuaja, Facebook u përpoq të ruante imazhin e tij publik. Ai pranoi gabimet e tij dhe premtoi se, duke dëgjuar shqetësimet sociale, ai po evoluon në përputhje me rrethanat. Personalisht, ju besoni në zhvillimin e Facebook?
Në vend që të merrnin përgjegjësitë e tyre, ata mohuan gjithçka dhe më dërguan letra të mbushura me kërcënime ligjore. Ata madje më shkruajtën si do të më referonin në FBI për krimet kibernetike dhe se si do të padisnin për shpifje. Ata nuk e kishte kuptuar, se ata vetë ishin kriminelët kibernetikë.
Më vonë, kur skandali u zbulua, kompania pranoi përgjegjësitë e saj dhe kërkoi falje publike. Megjithatë, përgjigja e saj fillestare zbulon synimet e saj të vërteta. Facebook nuk është aspak i interesuar në shoqërinë globale dhe në vlerat e demokracisë, mos dëgjoni deklaratat të penduarit nga Zuckerberg. Ai është i interesuar vetëm për vlerën e aksioneve të tij dhe imazhin e kompanisë.
http://www.kathimerini.gr/1013876/gallery/proswpa/synentey3eis/kristofer...
Add new comment