Vuciç jep sinjale për njohjen e Kosovës
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lënë të kuptohet se ai mund të bjerë dakord për të njohur pavarësinë e Kosovëns me kushtin që marrëveshjeja të garantojë përfitime të dyfishta për të dyja vendet.
"Duhet të gjejmë kompromisin, ne nuk mund ta njohim Kosovën, pa marrë asgjë nga ana tjetër. Unë jam i bindur se me ndihmën e miqve tanë evropianë dhe mbështetjen e Rusisë, SHBA-së, Kinës dhe vendeve të tjera, ne mund të arrijmë një zgjidhje"- ka deklaruar Vucic në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve ANSA.
Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e BE-së ka ngrirë pas vendimit të Prishtinës për të vendosur taksën 100% për produktet serbe. Beogradi këmbëngul se nuk do të rifillojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nëse Prishtina do të vazhdojë ta zbatojë këtë masë.
Add new comment