Luftë civile apo demokraci legjitime?! Mos na fusni në dilema të tilla

Postuar në 02 Mars, 2019 11:38

Në mediat ndërkombëtare pasqyrohet sot një deklaratë e Presidentit të Parlamentit Europian, Antonio Tajani për situatën në Shqipëri. Në kuadër të një vizite në OKB ai e quajti situatën në në vendit tonë si shumë të vështirë, ku ka filluar një “luftë civile”, (në thonjëza), midis qeverisë dhe opozitës. 

Tajani i referohet Shqipërisë për të paraqitur një panoramë komplekse të situatës në Ballkan ku sipas tij konflikte të brendshme po kërcënojnë stabilitetin e rajonit.

Nuk e panë kaq kritike situatën në fakt, eurodeputetët që vizituan Tiranën këtë javë, të cilët e quajtën Parlamentin dhe qeverinë legjitime, madje Knut Flekenshtein u shpreh optimist se rolin e opozitës mund ta bënin më së miri deputetët zëvendësues. 

Dy optika të ndryshme nga rrogëtarët e PE; luftë civile dhe demokraci legjitime njëkohësisht, diçka e ngjashme me situatën në Venezuelë, por jo saktësisht ashtu pasi konsideratat për qeverinë dhe opozitën janë të ndryshme.

Në fakt shqetësimi konstant i ndërkombëtarëve për Shqipërinë fatkeqësisht vijon të jetë stabiliteti, pasi për demokracinë jemi ende herët mesa duket, edhe pse po mbushen 30 vjet pluralizëm.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Dilema jote nuk eshte dileme e popullit o mavri me boje. Cka eshte thene nga Tajani qendron me se miri. Ke ne nje krah shtetin, qeverine e dale me vota nga zgjedhje te pranuara nga nderkombetaret dhe ke përballë ca shpellare qe jane gati te bejne shkrumb e hi vendin sepse ta ka qejfi ty te kesh dilema. Ama mos harro, qe kete situate, Tajani e lidhi edhe me ndikimin Rus ne rajon....apo harrova, ste pëlqen ty te ta shajnë babi Putinin...

Submitted by redaksia on

Licencen per te qene idiot nuk ta ve kush ne diskutim. Por kur komenton leri menjane etiketimet. Se koshi edhe po te jete plot ka perhere vend per ty. Mos vazhdo me tej. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.