54 të vdekur nga gripi në Rumani
Gripi po bën kërdinë në Rumani. Autoritetet shëndetësore janë në alarm pasi numri i të vdekurve ka shkuar në 54 .
Situata është shumë e rëndë, tha ministrja e Shëndetësisë, Sorina Pint gjatë një interviste për kanalin televiziv «Antena 3», duke iu referuar shpejtësisë së përhapjes së virusit të gripit. Sipas kritereve të vendosura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kriteri më i rëndësishëm për të shpallur epideminë e gripit, është konfirmimi i 1,500 rasteve për 100,000 banorë.
Situatë e rëndë edhe në Malin e Zi. Pesë persona kanë vdekur nga gripi gjatë javës së kaluar, në mesin e të cilëve është edhe një fëmijë dyvjeçar. Përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal, thuhet në deklaratë. Ndërkohë, në Bullgari, 1,561 shkolla janë mbyllur për shkak të epidemisë së gripit.
Add new comment