Policia për pilaf, kapja e Balilit ishte premtim i Tahirit (Video)
Policia dha një tjetër provë të dështimit për të përmbushur angazhimet që ka në luftën kundër krimit dhe trafiqeve. E fokusuar në ndalimin e fishekzjarreve dhe me kërkesën për të vijuar operacionin "Forca e Ligjit", "policia që duam" doli zbuluar me operacionin më të rëndësishëm që lidhej me kapjen e Klement Balilit, i njohur ndryshe edhe si Eskobar i Ballkanit.
Balili sipas Top Channel u paraqit në polici këtë të martë nën shoqërinë e avokatit të tij Theodhori Sollaku, ndonëse negocimi i dorëzimit u bë përmes komunikimit me drejtorin e Përgjithshëm dhe shoqërimitt me makinë policie nga Delivina. Vetëdorëzimi i tij vjen vetëm pak ditë pasi një burim nga Ministria e Drejtësisë njoftoi se Greqia i është përgjigjur në fund të dhjetorit të kaluar, përmes një letërporosie, kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, që këmbëngulte t’i dorëzoheshin prova shtesë të 46-vjeçarit.
Kjo letërporosi ishte justifikimi kryesor i Prokurorisë, që në vitin 2018 zgjati tri herë afatin hetimor për Balilin. Policia e humbi bastin e vet dhe tashmë sfida e radhës është për Prokurorinë. Kapja e Escobarit ishte premtim i Saimir Tahirit, por tani mund të takohen të dy në burg ose dhe të pijnë kafe.
Add new comment