Diplomatët amerikanë zbarkojnë në Turqi

Postuar në 04 Janar, 2019 11:56

Një delegacion  zyrtarësh të lartë amerikanë ndodhet në Turqi për të vijuar "diskutimet me turqit"-siç pohoi sekretari i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo.

Në veçanti, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurimsë, John Bolton dhe diplomat Jim Jeffrey, i cili u emërua në gusht nga Pompeo si përgjegjës për mbikëqyrjen e bisedimeve mbi tranzicionit politik në Siri pritet të shkojë javën e ardhshme në Ankara për të diskutuar situatën në Siri.

Në këtë kontekst, shefi i diplomacisë amerikane theksoi se SHBA do të vazhdojë të jetë aktive për t'u siguruar se "turqit nuk do të therin kurdët" në Siri, pavarësisht tërheqjes së trupave amerikane. 
Sipas Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, vizita e amerikanëve në Turqi, është e nevojshme pasi "ka shumë pika që duhet të punohet me Presidentin e vendit Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqjen turke për të arritur rezultate të mira për SHBA". Në të njëjtën kohë shtypi turk njofton se SHBA ka paraqitur një propozim për të shitur sisteme anti-raketore me rreze të gjatë Patriot në Turqi.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.