Veliaj i shmanget transparencës për devijimin e Lanës
Partia Demokratike akuzoi publikisht Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e saj Erion Veliaj se kanë ndryshuar planin urbanistik të Tiranës për të favorizuar ndërtimin e një kompleksi banimi me vlerë 60 milionë euro, për interes të biznesmenit Edmond Bego, ku 200 familjeve do t'u prishen shtëpitë.
Përtej selektivitetit në denoncimin e çështjeve apo emrave, shumë akuza me në krye megaaferën e Unazës kanë rezultuar të vërteta dhe në të tilla raste transparenca me fakte është detyrim.
PD ka adresuar edhe disa pyetje drejtuar kryetarit të Bashkisë dhe kryeministrit:
· Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi I Lanës në në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
· A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
· A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bega pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
· A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bega?
Bashkia u përgjigj me një reagim paçavure, duke mos dhënë në fakt asnjë shpjegim mbi këto akuza, por duke folur për lejen që Lulzim Basha i ka dhënë vetes për shtimin e një kati në pallatin ku banon.
Sqarimi i Bashkisë:
Bashkia e Tiranës përgënjeshtron deklaratat e PD-së: S’ka leje për Begon. Bashkia e Tiranës: Lulzim Basha, i vetmi kryetar i Bashkie që firmosi leje për shtesë kati për veten. Bashkia Tiranë: I bëjmë thirrje Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon. Bashkia Tiranë: Ka zaptuar ilegalisht hapësirën e përbashkët që të ngjitet me ashensor personal. Bashkia Tiranë: I bëjmë thirrje Bashës të ndalojë gjobat ndaj ndërtuesve.
Add new comment