Gent Ibrahimi zgjidhet kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë
Gent Ibrahimi është zgjedhur sot kryetar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo është vendosur në mbledhjen e parë të këtij këshilli që është konstituuar pak ditë më parë.
Me zgjedhjen e Ibrahimit krijohet mundësia ligjore që brenda pesë ditëve të hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm, që aktualisht funksionon si zgjedhje e përkohshme.
KLP-ja 11 anëtarë dhe ajo parashikohet si organ në Kushtetutë së bashku me Këshillin e Lartë të Gjyqësorit, mbajtur peng prej dy vitesh për shkak të vettingut dhe një sërë procedurash që janë në shkelje afatesh.
Add new comment