Francë, në protestë shfaqet edhe simboli i Marianne
Diversifikohen ngjyrat e protestuesve në Francë. Pas jelekëve të verdhë që prej pesë javësh kanë pushtuar vëmendjen e mbarë Europës, tani në rrugët e Parisit po protestojnë edhe femrat gjysmë të zhveshura në stilin e Marianës, simboli i lirisë, arsyes dhe rezistencës, që vjen që nga koha e Revolucionit dhe është realizuar si ilustrim më mirë nga Delacroix.
Përballë policëve të veshur në blu femrat me bluza të kuqe me kapuç krijojnë një kontrast viziv që përcjell më mirë elementin e kundërvënies dhe të barrikadës. Ato kanë protestuar duke qëndruar të heshtura përballë kordonëve policorë.
Add new comment