Rama: Nuk e di se ku, por së shpejti takohem me Tsipras
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se së shpejti do të takohet me homologun e tij grek, Alexis Tsipras.
Pritet të takohemi së shpejti. Nuk e di në Tiranë apo në Athinë, por pritet së shpejti
i është shprehur Rama një agjencie maqedonase, citon “Kathimerini”.
Takimi mes dy kryeministrave është përfolur edhe më parë, por në të vërtetë ata janë takuar vetëm në kuadër të aktiviteteve shumëpalëshe. Tirana me Athinën janë duke diskutuar një sërë çështjesh me rëndësi që është thënë se do të finalizohen me një takim të nivelit të lartë.
Add new comment