Zbardhet misteri i brekusheve të Edi Ramës. Lidhet me...origjinën
Duket se një prej mistereve më të mëdha të politikës shqiptare të pas vitit ’90 gjen zgjidhje. Brekushet e Edi Ramës, për të cilat kaq shumë është folur në media në të vërtetë nuk janë vetëm zgjedhje estetike e tij, por edhe një tribut për origjinën.
Redaksia e “Të Kripura” zbulon së fundmi, në formë dokumentare se Edi Rama është me origjinë myzeqare, pra vjen nga një komunitet dhe rajon që ka përdorur brekushet si veshje tradicionale.
Origjina e z. Rama është ndër ato kuriozitete që mbeten pezull sepse të gjithë përtojnë t’i futen letrave në gjendjen civile. Për këtë arsye është spkulluar për lloj lloj origjinash, që nga cam, e deri në tropojan.
Në fakt z. Rama është thjesht myzeqar, lal, laluc si i thonë, pa trazuar më tej për etninë që fshehin disa zona të Myzeqesë. Një paraardhës i tij, i lindur në vitin 1866 në Kozare, quhej pikërisht Kristaq Rama. Ai vdiq në Durrës në vitin 1924 dhe merrej me veprimtari patriotike. I shkolluar në Qestorat në shkollën e Kristaq Zografit, ky Kristaq Rama thuhet se ka qenë “kthyem në Durrës”. Qytet që ka lidhje me të parët e kryeministrit.
Kozarja është e Beratit? E Kuçovës? Ah sikur!!! Kozarja në vitin 1956 iu hoq padrejtësisht Lushnjes për t’i kaluar Kuçovës. Vazhdimin e merrni me mend vetë…:)))
Shaptilografisti
Add new comment