Deputeti Salianji: Ekspertimi në Angli, pas ekspertimit italian që konfirmoi zërin e Agron Xhafajt

Postuar në 09 Tetor, 2018 16:35

Deputeti Ervin Salianji, ka deklaruar në studion e News24, ka eklaruar se akt-ekspertimi i bërë nga laboratori anglez për audiopërgjimin e Albert Veliut, është bërë mbi file të dorëzuara nga mediat. Sipas tij, prokuroria konfirmon se materialet e dërguara për analizë nuk janë origjinali i disponuar nga Partia Demokratike. Ai ka referuar dokumentet e Prokurorisë, të cilën e ka akuzuar për instrumentalizim, ndërkohë që ka shtuar se qeveria shqiptare e ka çuar materialin me disa zëra në laboratorin anglez, pasi mori përgjigje nga laboratori më i mirë italian që konfirmoi se në audio ishte zëri I Agron Xhafajt, vëlla i ministrit të Brendshëm.

Po kështu Salianji ka vënë në dukje se personi i ri që del në çështjen “Babale”, Alfred Alizoti, nuk ka qenë sot prezent në seancën gjyqësore, ku u dha masa e sigurisë. Ai ka bërqë thirrje që policia të publikojë pamjet e arrestimit të këtij personi siç veprohet me persona të tjerë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.