"The Wall Street Journal": Konsensus SHBA-BE për ndarjen e Kosovës. Kundërshton vetëm Gjermania
Gazeta e njohur amerikane “The Wall Street Journal” shkruan se SHBA dhe BE-ja mbështesin shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës duke kaluar tek ideja e kufijve etnikë. Sipas kësaj gazete vetëm Gjermania po e kundërshton këtë ide e cila është përaqfuar edhe nga Brukseli. Autorët citojnë një memo të autorizuar nga shërbimi i jashtëm i BE-së sipas të cilës ideja amerikane e shkëmbimit territorial është e pranueshme.
Në dokument, BE-ja shpreh mbështetje për një plan të përbashkët serbo-kosovar që mbështetet nga administrata Trump, për rishikimin e kufijve në Europën Juglinodre si një mënyrë për të siguruar shtetësinë e Kosovës. Nëse kjo ide dështon, atëherë vendi i vogël me 2 milionë banorë do të rrëshqasë drejt kriminalitetit, konfliktit dhe ekstremizimit islamik
citohet dokumenti.
Gazeta shkruan se Gjermania e kundërshton planin për shkak se aim und të ushqejë ndarjen etnik edhe në Bosnje dhe në Maqedoni duke ricikluar konfliktet. Gazeta po ashtu citon një zyrtar të lartë të BE-së të ketë deklaruar kundërshtimin ndaj qëndrimit të Gejrmanisë, duke shtuar se çështjen e kufijve e zgjidh vetëm Serbia dhe Kosova.
Kush mendon se është qeveria gjermane që I kundërvihet menjëherë negociatave nga dy shtete sovrane
është shprehur zyrtari që duket se dëshmohet cinik meqenëse Thaçi dhe Vuçiç janë politkanë që manovrohen kollaj.
Entuziazmin për këtë ide, që duket se lexohet si mbështetje për Hashim Thaçin, e ka përcjellë edhe shefi i kabinetit të Presidentit të Kosovës, Bekim Çollaku, që thotë për gazetën se ideja e shkëmbimit të territoreve është një tjetër provë e fortë e angazhimit të SHBA-së për të stabilizuar rajonin.
Add new comment