"BE nuk e kupton logjikën tonë për Teatrin"

Postuar në 27 Korrik, 2018 22:03

Qeveria po përpiqet ta kalojë me një lloj serioziteti që nuk i përshtatet aspak diskretitimit publik që po pëson për çështjen e Teatrit pavarësisht buzëqeshjeve manekine qe shpërndan lart e poshtë Erion Veliaj. 

Kthimi mbrapsht i ligjit nga presidenti ekspozoi edhe më shumë kontratën skandaloze që Edi Rama dhe Erion Veliaj ia imponuan parlamentit përmes kartonëve që i bëjnë fresk edhe marrëzive të kryeministrit. Akoma edhe më qesharak pozicionimin i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati për të mbrojtur një ligj që nuk mbrohet, per të cilin edhe BE i ka çuar dy kërkesa për informim qeverisë shqiptare, që nuk merret vesh si është përgjigjur, por që di të thotë se kjo është punë sreening-u.

"Komisioni Evropian ka qenë i interesuar për të kuptuar logjikën që është ndjekur për rastin në fjalë dhe mënyrën se si janë respektuar procedurat. Insitucionet që kanë qenë të përfshira për këtë çështje kanë kthyer përgjigjen në lidhje me respektimin e këtyre procedurave që unë sapo shpjegova"- deklaroi ministri i pyetur nga Zëri i Amerikës. 

Çdo interpretim që po tentohet t'i bëhet qëndrimit për Teatrin si parimor dhe të mbështetur në ligj dhe Kushtetutë bën akoma më qesharake qeverinë dhe ministrin që ka marrë përsipër të shpjegojë procesin, duke ditur që vendi është pa Gjykatë Kushtetuese. 

"Nuk e kam të mundur të hyj në një debat teknik rreth dobishmërive të ndryshme që do të burojnë nga ky proces, por mendoj që të gjitha institucionet kanë folur dhe ne duhet të ndjekim logjikën që imponon procesi kushtetues dhe ligjvënës në vend. Kuvendi do të thotë fjalën e tij sërisht besoj lidhur me këtë çështje"- thotë ministri.

Megjithatë për të hequr çdo përgjegjësi nga vetja ministri nuk nguron t'ia lërë faturën kryetarit të Bashkisë që është edhe pazarzhiu i kullave.
"Është një projekt i bashkisë së Tiranës, i mbështetur nga qeveria, nga kuvendi dhe ky është pak a shumë leximi që unë i bëj deklaratës apo qëndrimit të sotshëm të kryetarit të bashkisë. Ka qenë po kryetari i bashkisë, i cili ka qenë promovues i një procesi dialogues me aktorë, arkitektë, me grupe të ndryshme të interesit dhe është krejt normale që kryetari i bashkisë të ketë një opinion për këtë çështje"-thotë Bushati, i pari nga qeveria që hëngri turpin me bukë dhe doli të televizor si ministër që i shpjegon edhe të tilla situata me një qasje europiane. 

https://www.zeriamerikes.com/a/bushati-ministri-jashtem-shqiperia-deti-g...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.