Sekuestro pasurisë së Adriatik Llallës, 15 milionë lekë më pak se Alfred Peza
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sekustron preventive për pasurinë e shtetasit Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës.
Me vendimin nr.179, datë 20.07.2018 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, është vendosur pranimi i kërkesës së Prokurorisë, vendosja e masës së sigurimit pasurore “sekuestro preventive” për pasuritë e paluajtshme të mëposhtme:
Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;
Policia Gjyqësore pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit Tiranë në datën 23.07.2018 ka ekzekutuar vendimin gjyqësor për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të mësipërme.
Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98.772.000 lekë
thuhet në njoftim.
Ky është rasti i dytë i sekuestros së pasurisë së një zyrtari të lartë pas deputetit socialist Alfred Peza, të cilit Gjykata i sekuestroi 113 milionë lekë.
Add new comment