Zbulimet historike mund të jenë përllogaritur gabim

Postuar në 06 Qershor, 2018 20:26

Datimi me radiokarbon, një prej mënyrave më të rëndësishme dhe më të përdorura në përcaktimin e vjetërsisë së një objekti arkeologjik, mund të jetë e gabuar.

Studiuesit matën disa unaza pemësh nga jugu i Jordanisë me anë të kësaj mënyre. Mosha e drurit rezultoi nga 1610 deri në 1940 pas erës sonë. Por më pas arkeologët zbuluan se përllogaritjet datuese në një vend me atmosferë tjetër ndryshojnë me rreth 20 vjet.

Ndonëse vitet në të cilat është krijuar kjo pasaktësi nuk janë shumë, sipas shkencëtarëve studimi është domethënës pasi arkelogoët janë gjithmonë e më shumë në kërkim të perfeksionit në caktimin e moshës së zbulimeve të tyre. Një mision që mesa duket mbetet ende i pamundur.

Teknika e datimit me radiokarbon përdoret edhe në zbulimin e moshës së mbetjeve të hershme njerëzore, si për shembull mumjet e zbuluara në varret e lashta.

https://phys.org/news/2018-06-cornell-illuminates-inaccuracies-radiocarb...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.