Trump ndalon importin e makinave luksoze nga Gjermania: Nuk do të shihet asnjë Mercedez në Fifth Avenue
Lufta ekonomike dhe tregëtare e presidentit amerikan Donald Trump ka kapur nivele të tjera me publikimin e një raporti që bën me dije se SHBA ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze nga Gjermania.
Rrjeti CNBC ka publikuar një material sipas të cilit Trump ka ndërmend të ndalojë importin e makinave luksoze gjermane dhe se këtë gjë ia ka theksuar në takim edhe presidentit francez, Emmanuel Macron, të cilit thuhet se i është shprehur se:
Ndalimi do të vijojë deri sa në Fifth Avenue në New York të mos shihe më Mercedez
Sipas “The Hill” ky veprim i Trump pason urdhërin e tij për sekretarin për Tregëtinë, Wilbur Ross, për hetimin e tarifave të makinave dhe faktit nëse importi i makinave përbvën apo jo kërcënim për sigurinë kombëtare.
Add new comment