Zbulohet në Rusi helmeta korintase e shekullit të 5 p.e.s
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/05/Crimea_02_2018_05_28_22.jpg?itok=xSgdGH5h)
Gërmimet arkeologjike në gadishullin Taman në Rusinë jugperëndimore sollën në dritë një helmetë të lashtë korintase. Megjithëse dukshëm e konsumuar, pasi ka qenë nën tokë për më shumë se 2.500 vjet, zbulimi i saj është jashtëzakonisht mbresëlënës.
Sipas Archaeology News Network, helmeta është bërë prej bronzi dhe i përket armatimit korintas, sepse "mbulon të gjithë kokën dhe qafën me përjashtim të syve dhe gojës, dhe kishte paragnathous".
Në pjesën e brendshme helmeta ishte e veshur me pëlhurë ose lëkurë për të mbrojtur kokën e luftëtarit. Sipas drejtorit të Institutit të Arkeologjisë në Akademinë ruse të Shkencave helmeta i përket të 5 shekullit para erës sonë. Arkeologët ndodhen në këtë zonë prej dy vjetësh, duke bërë gërmime në nekropolin me 600 varre ku kanë vdekur shumë luftëtarë grekë të Mbretërisë së Bosforit.
Add new comment