Mish për top, snajperisti izraelit filmon vrasjet (Video)

Postuar në 10 Prill, 2018 09:50

Një video që tregon vrasjen e një palestinezi nga një snajperist izraelit në Rripin e Gazës ka shkaktuar reagime të forta. Pamjet tregojnë një njeri të paarmatosur që ecën në afërsi të kufirit i shënjestruar në kokë nga snajperisti.

Kur objektivi rrëzohet në tokë, snajperisti dhe ushtarët e tjerë festojnë me britma suksesin e shënjestrës. Autenticiteti i videos, i cili u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, nuk mundi të konfirmohej nga Agjencia Gjermane.

Ky rast del në dritë në një kohë kur tensionet midis Izraelit dhe palestinezëve janë përshkallëzuar. Javën e kaluar 32 palestinezë u vranë dhe 2,800 u plagosën nga plumbat dhe gazi lotsjellës i ushtrisë izraelite në demonstratat përgjatë kufirit të Rripit të Gazës. Mbetet e paqartë se kur është regjistruar kjo video. Ushtria izraelite njoftoi përmes një deklarate për shtyp se “ngjarja në fjalë ka ndodhur muaj më parë”

Organizata izraelite për mbrojtjen e të drejtave të njeriut B'Tselem dënoi urdhrat e paligjshëm «për ushtarët që qëllojnë kundër njerëzve të cilët nuk paraqesin rrezik për askënd”, ndërsa deputeti arab i Izraelit, Ayman Ode, tha se "ushtari që ka filmuar veten duke vrarë dikë duhet të shkojë në gjyq, por ai që e urdhëroi është rreziku i vërtetë". Demonstratat e palestinezëve do të kulmojnë më 15 maj, një ditë pas 70-vjetorit të shpalljes së themelimit të shtetit të Izraelit.

Comments

Submitted by Anadolu pordha (not verified) on

Ama nga Anadolu Ajans merrni lajmet ju?!! Nuk u ngopet me turqit mer vlla ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.