I vetëm në seli, Imami paralajmëron ndarjen nga PD (Video)
Ndarje të Partisë Demokratike paralajmëroi Arben Imami pas mbledhjes së kryesisë, ku Lulzim Basha iu shmang sërish debatit dhe ndoqi të njëjtën rrugë, tashmë në kushte edhe më komode, pasi i vemti që i doli kundër ishte Imami. Imami la të kuptohet se qarku i shkurtër që kërkon të ndjekë Basha për të mbledhur Kuvendin pa thirrur më parë Këshillin Kombëtar nuk çon në bashkimin e zërave kundër, por legalizon një standard të Bashës që kalon radhën duke folur për forume dhe procedura demokratike.
I pyetur për kritikat e Imamit, Basha vazhdoi me ligjërimin e zakonshëm, duke u shfaqur në fakt më optimist nga sa pritej. “Kryesia ka miratuar vendime që do i japin mundësinë cdo demokrati të kontribuojë në këtë proces, dhe une personalisht do te garantoj qe ky te mos jete nje proces formal por të jetë i vërtetë i bashkimit të të gjitha kontributeve dhe ideve për këtë platforme, per kete transformim të PD që do i paraprijë transformimit që presin shqiptarët.”
Add new comment