Fatura e kripur e Prillit, dhuratë me zarfin e Ujësjellësit

Postuar në 08 Mars, 2018 16:52

Në muajin prill fatura e ujit për të gjitha familjet në Shqipëri do të jetë më e shtrenjtë. Qeveria ka vendosur që taksën e pasurisë t’ia lerë në dorë bashkive për ta mbledhur, e agjenti tatimor në këtë rast do të jetë drejtoria e Ujësjellësit. Sipas Tv Klan nëse sot një familje në kryeqytet paguan për shtëpinë e tij taksën e pasurisë në bazë të metrave katrorë që ka, nga prilli ai do e paguajë atë në bazë të vlerës së shtëpisë. Mesatarisht taksa e cila do të reflektohet te fatura ujit, do të jetë afërsisht 400 lekë në muaj, për një shtëpi që ka një vlerë 8 milion lekë.

Sipas metodologjisë së re, taksa nuk do të ndryshojë shumë për shtëpitë të cilat ndodhen në periferi, e do të rritet për ato që janë më afër zonave të qendrës.Edhe për bizneset, taksa e pronës do të mbahet po ashtu te fatura e ujit. Në planin e saj fillestar Ministria e Financave mendoi që agjenti i cili do të vilte tatimin ishte kompania OSHEE, por tashmë ka vendosur t’ia lerë në dorë pushtetit vendor deri në ngritjen e kadastrës fiskale.

Çdo individ detyrohet që të paguajë në vit 0.05% të vlerës reale të shtëpisë së tij, ndërsa biznesi 0.2% të vlerës.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.