Pazar "me standarde" për hapjen e negociatave? "Hollanda, kusht Shqipërisë llokmën e TAP-it"
Shaban Murati, ish-diplomat dhe ish-këshilltar i ministrit të Jashtëm, shkruan sot në një opinion në “Gazeta Shqiptare” për realitetin e negociatave ku ka hyrë Shqipëria me vende të BE-së.
Njësoj si në rastin e aplikimit për statusin e vendit kandidat në vitin 2008, kur ish-kryeministri Berisha u lëshoi çekëve OSHE-në për llogari të CEZ, edhe kësaj radhe në rend të parë janë interesat ekonomike. Të paktën këtë thotë Murati që referon një “burim të mirëinformuar diplomatik” sipas të cilit presion me kërkesa ekonomike po bëjnë kësaj radhe hollandezët.
Shkruan Murati:
Një burim i mirinformuar diplomatik bën të ditur se Holanda i ka paraqitur një kusht Shqipërisë, që do t’ia japë votën për hapjen e bisedimeve të pranimit me BE-në, vetëm nëse Shqipëria i akordon asaj pjesëmarrjen e një kompanie holandeze të gazit në procesin e menaxhimit të segmentit shqiptar të gazsjellësit TAP dhe në ndërtimin e rrjetit të gazifikimit të vendit
Autori vazhdon më tej me teorinë e lëshimeve që po bën vendi ynë për të kapur diçka me integrimin në BE dhe me lëshime përshkruan raportet e reja me Greqinë.
Duke marrë të mirëqenë atë që thotë Murati, ka rëndësi sjellja e të ashtuquajturve vende demokratike, apo që i kanë për zemër kriteret, pas të cilave në fakt qëndron vetëm interesi i pastër ekonomik dhe asgjë më shumë. Llafet për standarde dhe demokraci janë bërë një stok burokratik i mërzitshëm dhe i rrezikshëm pasi janë ato që në fakt kanë zbehur entuziazmin europian mes vendeve ballkanike.
Add new comment