Agjencia ukrainase: Ditmir Bushati viziton Ukrainën në shkurt 2018
Ministri i Jashtëm dhe për Evropën, Ditmir Bushati pritet të vizitojë Ukrainën më 22-23 shkurt të këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia ukrainase “Interfax” dhe I referohet deklaratave të ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.
Deklaratat e Majkos janë qarkulluar në media nga zyra e shtypit e zv.kryeministres ukrainase Ivanna Klympush- Tsintsadze dhe sipas tyre, Majko citohet të jetë shprehur se “Shqipëria është e interesuar në shkëmbimin e vizitave të nivelit më të lartë me Ukrainën dhe në veçanti, më 22-23 shkurt ministri i Jashtëm i Shqipërië do të vizitojë Ukrainën”.
Po kështu Majko, që së fundmi ka vizituar Ukrainën, citohet të ketë folur për hapjen e shkollave shqip që nga viti 2017 në jug të vendit, duke shtuar se ka njëmarrëveshje paraprake për hapjen e një departamenti të shqipes në Universitetin Nacional Kharkiv. Zyrtarja ukraniase ka falënderuar Majkon për rreshtimin e Shqipërisë në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Vizita eventuale e Bushati në Ukrainë do të shënonte një hap në ngritjen e nivelit të marrëdhënieve. Pala shqiptare ende nuk ka konfirmuar nëse kjo vizitë do të zhvillohet apo jo.
Add new comment