Ndikimi i kripës në ushqim, prezent edhe kur nuk çon në rritje të tensionit
Një dietë ushqimore me shumë kripë ndikon në performancën mendore edhe nëse nuk shoqërohet me rritje të tensionit. Ky është të paktën përfundimi i një studimi të realizuar nga Weill Cornell Medicine që sjell në vëmendje pasojat e përdorimit të kripës në ushqim dhe raportin që kjo dietë ka me punën e trurit.
Eksperimentet u kryen mbi minjtë te të cilët u vu re se ushqimi i pasuruar me shumë kripë solli rënien e fluksit të gjakut në tru dhe cenim të integritetit të qelizave të gjakut me pasoja edhe në funksionet konjitive.
Prej tyre mund të kuptohet diçka më shumë për ndikimin që ka ushqimi në aftësitë tona mendore dhe se çfarë roli ndërmjetësues luan në këtë mes sistemi imunitar. Nga vëzhgimet rezulton se një stomak i mbingopur me kripë, dërgon mesazge të cilat mandej hedhin bazën e një korrozioni të rrjetit jetësor në trup.
Në zorrët e minjve u vu re se kripa në nivel shumë të lartë provokoi një përgjigje imunitare që shtoi qarkullimin e një substance inflamatore të quajtur iterlukin -17. Shtimi i kësaj të fundit çon në një reagim të përgjithshëm kimik brenda qelizave të gjakut që qarkullojnë në tru. Për rrjedhojë goditja funksionale u dha në dy rajone kyçe për mësimin dhe memorien: korteks dhe hipokampus që u ngadalësuan. E mira është se pas ndërprerjes së dietës me shumë kripë funksionet riaktivizohen dhe që këtu del në pah roli i sistemit imunitar. E njëjta gjë vihet re në sëmundje të tilla si skleroza e shumëfishtë, artriti reumatik, psoriasis dhe sindroma e zorrës së irritueshme. Të gjitha çrregullime që lidhen me funksionimin e jo të mirë të qelizave të gjakut në tru. Ky studim mund të sugjerojë edhe mekanizma të reja trajtimi që mbajën parasysh se mesazhet e sistemit imunitar janë kyçe në reagimin e trurit dhe mandej në goditje të tilla si iktus apo atak në zemër.
Add new comment