A bën mbrapa Edi Rama?
Vendimi i qeverisë shqiptare për fillimin zbatimin së marrëveshjes për ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë të rënë në luftën e Dytë Botërore është parë nga mediat e vendit fqinj si një hap mbrapa i kryeministrit Edi Rama në raport me Greqinë. Seksioni grek i CNN duke iu referuar mediave shqiptare shkruan se Takimi i Kretës me sa duket prodhoi një marrëveshje, dhe vendimi i 13 dhjetorit i qeverisë shqiptare është zbatimi i pikës së parë të saj. Megjithatë pikëpyetjet qëndrojnë lidhur me numrin e varrezave që do të ngrihen pasi vendimet përkatëse të qeverisë Berisha për vitet 2010 dhe 2012 bëjnë fjalë vetëm për dy varreza, atë të Këlcyrës dhe Bularatit.
http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/110005/alvania-o-rama-kanei-ena-vima...
Pritshmëritë janë që kryeministri Rama të tërhiqet edhe nga pozicioni për çështjen e kufirit detar, për të cilën ministri Kotzias tha se palët janë afër marrëveshjes. Nisur nga qëndrimi që qeveria shqiptare mbajti edhe në çështjen e projektligjit të minoriteteve, ku ndryshoi draftin në momentin e fundit për të përfshirë në listën e minoriteteve edhe atë bullgar, pyetja a bën mbrapa Edi Rama nuk është më dilemë për aq kohë sa mazhorancës i nevojitet hapja e negociatave me Bashkimin Europian.
Comments
Eh, nuk e di.
Edi Rama edhe mund te mos beje mbrapa, ama' nga mbrapa e ka bere qe ç'ke me te.
Add new comment