SHBA tërhiqet nga Pakti Global për Emigracionin
Presidenti i SHBA Donald Trump ka vendosur të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Pakti i OKB-së për menaxhimin e krizave të emigrantëve dhe refugjatëve, pasi ai beson se ky Pakt është "i papajtueshëm" me politikën e tij të emigracionit.
"Misioni i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm se Shtetet e Bashkuara po ndërpresin pjesëmarrjen në Paktin Global për Imigracionin, i njohur ndryshe si Deklarata e New Yorkut"- bëri të ditur delegacioni i SHBA në OKB.
Në shtator 2016, 193 shtetet anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së miratuan unanimisht një tekst nën titullin Deklarata e Nju Jorkut mbi Refugjatët dhe Emigrantët të hartuar për të përmirësuar qeverisjen ndërkombëtare mbi emigracionin (pritja, asistenca, riatdhesimi, etj.)
"Deklarata e Nju Jorkut përmban shumë dispozita që nuk janë në përputhje me politikat e emigracionit dhe refugjatëve në Shtetet e Bashkuara dhe autoritetet e Qeverisë së amerikane në lidhje me emigracionin. Si rezultat, Presidenti Trump vendosi t'i japë fund përfshirjes së SHBA-së në përgatitjen e Paktit që synon të formojë një konsensus ndërkombëtar në OKB në 2018"-thuhet në deklaratën e SHBA në Kombet e Bashkuara.
"Asnjë vend nuk ka bërë më shumë se SHBA dhe bujaria jonë do të vazhdojë. Por vendimet tona mbi politikat e emigracionit duhet të merren gjithmonë nga amerikanët dhe vetëm amerikanët. Ne do të vendosim se cila është mënyra më e mirë për të kontrolluar kufijtë tanë dhe të cilët do të lejohen të hyjnë në vendin tonë"- tha përfaqësuesja e SHBA në OKB, Nikky Haley.
http://www.cnn.gr/news/kosmos/story/108080/aposyrontai-oi-hpa-apo-to-pag...
Add new comment