Fleckenstein: Hapje negociatash në fillim të 2018-ës. Çështja “Tahiri” nuk ndikon
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar gjatë një interviste për Report Tv se Shqipëria mund të hapë negociatata gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2018. Sipas tij, çështja “Tahiri”nuk ndikon në vendimin e Komisionit, ndërkohë që vettingu duhet të vazhdojë.
Më poshtë disa nga përgjigjet e Fleckenstein:
Në këtë klimë dhe situatë politike hapja e negociatave me Shqipërinë në 2018 është diçka e lehtë apo e vështirë?
Jo nuk duhet të jetë e vështirë, nëse Bashkimi Europian është i besueshëm dhe shpresoj vërtet që Komisioni të jetë i besueshëm atëherë ne duhet të hapim negociatat në gjysmën e parë të vitit 2018, sepse populli shqiptar e meriton dhe se qeveria dhe Parlamenti kanë bërë shumë për atë çfarë nevojitej.
-Duke mbetur në këtë argument, në Shqipëri ka nisur tashmë zbatimi i ligjit të Vetingut ku po merren në shqyrtim dosjet e para të prokuroreve dhe gjyqtarëve? A mjafton Vetingu për hapjen e negociatave?
Mos vallë kjo do të thotë që ju tani të ndaloni punën në Shqipëri? Natyrisht jo. Sigurisht ne presim nga qeveria dhe Parlamenti të vazhdojnë punën dhe nëse kjo ndodh nuk do të ketë asnjë argument kundër procesit për hapjen e negociatave në 6 mujorin e ardhshëm të 2018.
-A mendoni se çështja Tahiri përbën një problem për këtë proces?
Nuk mendoj kështu, nëse çdo kush bën punën e tij është në rregull. Ne nuk jemi prokurorë në Bruksel. Gjithashtu nuk jemi në gjendje të gjykojmë asnjë çështje të veçantë, por gjëja kryesore është. A është në gjendje prokuroria të bëjë punën e vet? Unë mendoj se është në gjendje.
Comments
E kam thene gjithnje, ky
E kam thene gjithnje, ky eshte per Ramen siç ishte Daul per Berishen! Flasin me telekomande dhe tregojne nje film qe e shikojne vetem keta!
Add new comment