Sekuestro për pronat e Klement Balilajt, përfshi "Santa Quaranta?

Postuar në 23 Nëntor, 2017 17:00

Report Tv raporton se Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar sekuestro preventive për resortin turistik “Santa Quaranta” në Sarandë dhe disa prona të tjera të familjes së Klemend Balialjt.

Ish-drejtori i Transporteve në Sarandë dyshohet p[ër trafik droge dhe është person i shpallur në kërkim. Sipas televizionit në fjalë prokuroria e ka bërë kërkesën për të bllokuar mundësinë e tjetërsimit të pronave të Balilajt dhe për këtë qëllim është kërkuar sekuestro edhe për prona të tjera.

Në inaugurimin e resortit “Santa Quaranta” mori pjesë edhe Ilir Meta, sot president i Republikës, ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima dhe ministri aktual i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.