“La Libre Belgique”: SHBA e BE me tone ta larta ndaj Edi Ramës

Postuar në 21 Nëntor, 2017 10:39

Gazeta belge “La Libre Belgique” në një reportazh të gjatë  evidenton se Shqipëria është e rrënuar nga trafikimi i drogës, duke theksuar se lidhjet midis trafikantëve të qeverisë shqiptare dhe ministrave janë jashtëzakonisht të ngushta.

Sipas saj, ndonëse qeveriset prej kohësh nga Edi Rama, një politikan i konsideruar si një nxënës i mirë i Evropës në Ballkan, që nga viti 2014  Shqipëria ka patur një shpërthim të madh të prodhimit dhe trafikut të drogës.

Ky fakt, sipas saj i kombinuar me tregues të fortë të përfshirjes edhe ministrave të qeverisë shqiptare në trafikun e drogës ka shqetësuar së tepërmi perëndimorët dhe në veçanti SHBA e BE, të cilat kanë filluar të rrisin tonet ndaj Tiranës.Gazeta përmend rastin e grupit Habilaj dhe hetimeve të nisura nga Prokuroria e Katanias, duke folur për goditjen e një bande shqiptare që kontrollonte një trafik të madh armësh dhe droge dhe që kishte gjeneruar një qarkullim prej 300 milion euro në katër vitet e fundit.

Në shkrim thuhet se shtatë individë u arrestuan, përfshirë udhëheqësin e grupit, Moisi Habilaj, 39 vjeç. Ky i fundit nuk është askush tjetër përveç kushëririt të Saimir Tahirit, ministrit të Brendshëm, nga viti 2013 deri në mars 2017, dhe sipas përgjimeve telefonike të kryera nga policia italiane, të dy burrat kanë qenë në kontakt të ngushtë. Laku po shtrëngohet çdo ditë e më shumë rreth qeverisë shqiptare, e dyshuar, në rastin më të mirë se ka bërë një sy të verbër ndaj trafikut dhe në rastin më të keq se ka e kontrolluar atë.

http://www.lalibre.be/actu/international/l-albanie-gangrenee-par-le-traf...

http://www.zougla.gr/kosmos/article/i-alvania-mastizete-apo-to-la8rempor...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.